Flash

Si te Çani/ Justifikimi fantastik i Ramës për çertifikatën e Cakajt

Lapsi.al 12 January 2019
Si te Çani/ Justifikimi fantastik i Ramës për

Nervoz dhe me ton të lartë Edi Rama shpenzoi më shumë se 45 minuta të paraqitjes së tij në “Zonë e Lirë" për të shpjeguar konfliktin e fundit me kreun e shtetit për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm. Kryeministri kishte zhbiriluar të gjitha arkivat dhe rastet e mëparshme për të thënë se çertifikata e sigurisë, që u bë sebep për kthimin e kandidaturës së tij, nuk ishte e nevojshme.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Gent Cakaj si tender me letra fallco

Edhe Klajda Gjosha si ministre e Europës nga LSI-a edhe Edmond Panariti si ministër i Jashtëm po nga kjo parti nuk e kanë marrë këtë çertifikatë, por kjo nuk i ka penguar të ushtrojnë detyrën, tha kryeministri.

Ai shtoi se ajo nuk është një obligim, por kërkohet vetëm para se zyrtari i shtetit të bjerë në kontakt me dokumenta sekrete, këmbënguli ai. Pra sipas kryeministrit, një shef diplomacie nuk mund të pengohet në dekretim për faktin se nuk disponon çertifikatën e sigurisë.

Deri këtu shpjegimi dukej logjik.

Por nisur nga kjo logjikë Arian Çani i bëri Ramës pyetjen më të thjeshtë të mundshme…

“Po kur nuk duhej ju pse e pajisët Gentin me atë çertifikatë brenda ditës”?

Dhe përgjigja që vijoi është e vlefshme për antologjinë e gënjeshtrave foshnjore.

Ramës i ka ikur truri me bllokimin e Metës. Çani i fut kunjën:s'të kam para kurrë kaq të nxehur

“Sepse Meta filloi të hapte fjalë përmes kazanit të Qim Pekës se Genti nuk kishte çertifikatë”, deklaroi njeriu që deri në atë moment këmbëngulte se ligji nuk kërkon paisjen me çertifikatë sigurie.

Pra, po të besosh logjikën e Ramës, i tërë shteti qenka vënë në lëvizje, kryeministria dhe ministria e jashtme paskan bërë kërkesë, DISK-ja paska hetuar brenda dhe jashtë vendit, ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ka dhënë përgjigje urgjente në kufinjtë e orarit zyrtar, vetëm për një fjalë që ka shkruar një “Kadri” që drejton një “Kazan”.

Po ta marrësh seriozisht kryeministrin, fillon dhe beson se qevria e tij u çokërka në këmbë qoftë edhe nga një broçkull që prodhohet prej makinerisë së baltës.

Po të kesh qoftë edhe respektin minimal për ato që ai nxjerr nga goja, e merr me tërë mend se gjithçka shkruhet online, paska fuqi të jashtëzakonshme mbi administratën e rililindjes.

Këtë perlë vetëm një njeri që kujton se populli është i gatshëm të hajë edhe barë vetëm që ti besojë atij mund ta lëshojë nga goja. Dhe të mendosh që ai e mban veten për të dytin në shkallën e klasifikimit të të diturve në vend.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI